Tre burra rrihen brenda një familjeje në Graçanicë, dy gra në Prishtinë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tre burra rrihen brenda një familjeje në Graçanicë, dy gra në Prishtinë
policia e kosoves-logo-ilustrim
26/06/2026 - 10:51
Linku u kopjua

Tre burra, anëtarë të një familjeje në Graçanicë, janë përleshur mes vete derisa ka ndërhyrë policia për ndarjen e tyre.


Sipas forcave të rendit, tre të dyshuarit e rastit që ndodhi mesditën e së enjtes janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, më e dhunshme po del të ketë qenë një grua e cila u dërgua në mbajtje pasi që e kishte sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Viktima e rastit  që ndodhi në Prishtinë, ka pranuar tretman mjekësor.


Krahas këtyre dy rasteve në rajonin e Prishtinës, në dosjen e dhunës në familje, policia i ka regjistruar edhe 3 incidente të tjera në raportin 24 orësh për tërë vendin.
Në Mitrovicë, një mashkull është dërguar në mbajtje pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër, e cila për pasojë ka pranuar tretman mjekësor.
Në ngjarje e njëjtë ka ndodhur edhe në Deçan, me ndalimin e një mashkulli, dhe trajtimin mjekësor të viktimës grua.


Ndërsa në Pejë, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore edhe viktima edhe i dyshuari. Bëhet fjalë për rastin ku një grua që ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ndërsa të ejten  edhe ka pranuar një  telefonat kërcënuese nga i njëjti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026