Sot në Koshare nderohen heronjtë që s’lanë kufi midis Kosovës dhe Shqipërisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sot në Koshare nderohen heronjtë që s’lanë kufi midis Kosovës dhe Shqipërisë
Koshare manifestimi
Foto Ilustruese
09/04/2026 - 08:46
Linku u kopjua

​Në Kompleksin Memorial në Koshare të Gjakovës, sot nderohen të gjithë heronjtë që ranë në betejën e cila pikërish 27 vjet më parë shënoi  thyerjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Beteja që nisi më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për t’i nderuar luftërarët, nën patronatin e u.d.Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiut në orën 11:00 vihen kurora lulesh e bëhen homazhe te varret e dëshmorëve, ndërsa në orën 12:00 mbahet një manifestim me fjalimet e liderëve shtetëror e përfaqësuesve të atyre që luftuan për liri. 

Më pas me 11 dhe 19 prill me akademi do të nderohen dëshmorët dhe veteranët e kësaj beteje, që sënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026