Pas SHBA-ve edhe Gjermania shpreh shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania ka shprehur shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka theksuar se ndan shqetësimet e njëjta me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për moscertifikim e Listës Serbe.
“Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet politizuar..”, ka shkruar Rohde në X.
KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, në rend të ditës kanë qenë në votim për t’u certifikuar 17 subjekte politike dhe 674 deputetë, por u miratuam vetëm 16 parti politike.
https://kosovapress.com/%e2%80%8blista-serbe-nuk-kalon-certifikimin-ne-kqz
https://kosovapress.com/shba-e-shqetesuar-per-moscertifikimin-e-listes-serbe-nga-kqz-ja