SHBA e shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
ShBA e shqetësuar për moscertifikimin certifikimin e Listës Serbe
Foto Ilustruese
4 orë më parë
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka reaguar duke thënë se si ambasadë janë thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska.

“Veprimet e KQZ-së rreptësishtë duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”, thotë zëdhënësi i kësaj ambasade për KosovaPress.

Për më tepër ai thotë se: “Ne jemi të shqetësuar nga përfshirja e hapur e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve në KQZ. Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”.

Sipas kësaj ambasade, KQZ-ja luan rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve dhe për të siguruar që ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

“Përgjegjësitë e tij duhet të mbesin rreptësishtë vetëm në procedurat ligjore, e jo në shqyrtimet politike. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që kanë probleme me proceset e KQZ-së që të shfrytëzojë mekanizmat institucionalë në fuqi, përkatësisht Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Të gjithë kandidatët që kualifikohen duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjin kosovar. Është thelbësore që votuesit e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”, thuhet në reagimin e ambasadës nëpërmjet zëdhënësit të saj.

https://kosovapress.com/%e2%80%8blista-serbe-nuk-kalon-certifikimin-ne-kqz

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024