Kërcasin plumbat në parlamentin e rajonit separatist Abkhazi
Bota
Lexohet për: 2 min.
Kërcasin plumbat në parlamentin e rajonit separatist Abkhazi
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Një ligjvënës u vra dhe një tjetër u plagos, nga të shtënat në parlamentin në Sukhumi, në Abkhazi, një rajon separatist në Gjeorgji, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit të Abkhazisë, Badra Gunba.“Pas plagosjes së rëndë ka ndërruar jetë deputeti Vahtang Golandzi”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se deputeti tjetër Kan Kvarçia ka mbetur i plagosur.

“Përfaqësuesi i Kvarçia ka marrë lëndime mesatare të rënda”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Badra Gunba. Nuk dihen detajet e ngjarjes dhe se kush ka qëlluar me armë zjarri.

Abkhazia, një rajon i vogël i vendosur midis Kaukazit dhe Detit të Zi, shpalli njëanshëm pavarësinë nga Gjeorgjia në vitin 1992. Ajo u njoh nga Rusia, si dhe Osetia e Jugut, ndryshe nga pothuajse i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Ajo u trondit kohët e fundit nga protestat kundër një marrëveshjeje bashkëpunimi ekonomik me Moskën, e nënshkruar në fund të tetorit, e cila lejon kompanitë ruse të investojnë në Abkhazi. Më 15 nëntor, protestuesit sulmuan parlamentin dhe godinën e presidentit për të penguar ratifikimin e asaj marrëveshjeje.

Për shkak të kësaj, presidenti i rajonit, Aslan Bzania, ka dhënë dorëheqje, siç kërkuan protestuesit. Badra Gunba mban përkohësisht detyrën e presidentit deri në zgjedhjet e parakohshme. Kundërshtarët e marrëveshjes kanë frikë se rusët do të blejnë apartamente në bregun e Detit të Zi. Shitja e banesave dhe shtëpive për të huajt u ndalua në vitin 1995 në atë rajon, i cili ka rreth 240 mijë banorë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024