Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit.
Rezoluta u miratua me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime.
Në rezolutë përshëndetet përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj procesit integrues. Në këtë kontekst, aty thuhet se dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga Brukseli, mbetet pjesë integrale e perspektivës evropiane të Kosovës.
Në rezolutën e miratuar të PE-së është përsëritur qëndrimi se viti 2025 ishte vit i humbur për vendin, duke tërhequr vërejtjen se edhe muajt e vitit 2026 po rrezikohen humbje për shkak të krizës politike.Përmes rezolutës po ashtu shprehet mbështetje e fuqishme për synimet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Po ashtu, shprehet keqardhje për ngërçin politik dhe, siç u tha, polarizimin që po e shoqërojnë vendin, si dhe për proceset e shumta zgjedhore të viteve të fundit.
Rezoluta ofron mbështetje edhe për aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që, pa vonesa të panevojshme, ta mandatojnë Komisionin Evropian për përpilimin e pyetësorit.
Në këtë drejtim rikujtohet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) më 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Aty thuhet se masat kanë qenë të pajustifikuara dhe se ato kanë pasur ndikim negativ në shoqërinë e Kosovës.
Në rezolutë vihet në pikëpyetje mungesa e transparencës dhe e parashikueshmërisë, niveli i informimit publik, si dhe kohëzgjatja e zgjatur e masave, pavarësisht faktit se Kosova i kishte përmbushur kërkesat për heqjen e tyre.
Në rezolutën e PE-së shprehet keqardhje për faktin se Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për këtë sulm, veçanërisht Radoiçiqin.