Kurti: Kosova ka raporte shumë të mira me Amerikën
23:00
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti duke folur për raportet midis Kosovës dhe SHBA-së, tha se vendi ka raporte shumë të mira me Amerikën.
"Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi shumë të mira, ndoshta nuk i kemi të shkëlqyeshme, por për mua është më rëndësi që këto marrëdhënie shumë të mira që i kemi në veçanti në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, që për mendimin tim është kyç. Fundja s’ka që të duhet diplomacia e zhvillimi pa siguri e mbrojtje”, tha ai në emisionin "Politiko" në Kanal 10, te Kushtrim Sadiku.
22:05
A do të jetë sërish Feride Rushiti kandidate për presidente nga LVV, flet Kurti
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shprehet optimist se LVV, partia që e drejton ai do të dalë fituese në zgjedhjet e 7 qershorit me 60 për qind të votave të përgjithshme.
Për këtë, ai beson se nuk do të ketë më ‘bllokadë’ për formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Kurti tha se inati dhe mllefi i ish-partive opozitare i vitit 2025 ka rënë, ani se sipas tij, jo mjaftueshëm. Megjithatë ai tha se pas 7 qershorit, besoj ky inat do të bie siç tha ai nën “prag”.
“Nëse i fitojmë ne 60 për qind, ndërron situate shumë. Mendoj, se inati dhe mllefi i vitit 2025 ka rënë ca, por ende jo mjaftueshëm. Pas 7 qershorit unë besoj që bie nën prag. Jam shumë optimist për këtë që po e them”, tha Kurti në emisionin “Politiko” te Kushtrim Sadiku.
Madje ai tha se “s’ka nevojë për fitore të re, por blloku opozitar ka nevojë për humbje të re”.
Derisa ai u pyet se a do të jetë sërish Feride Rushiti kandidate për presidente nga LVV, Kurti tha kjo parti nuk garon me emër për president në këto zgjedhje.
“Më 28 dhjetor kur i kemi pasur zgjedhjet ne nuk kemi pasur kandidat për president. Nuk kemi as në këto zgjedhje kandidat për president. Ne nuk garojmë me emër për president në këto zgjedhje. Në vizionin tonë, presidenti nuk është pol pushteti”, tha Kurti përballë analistëve.
Para shpalljes së zgjedhjeve, LVV pati propozuar Feride Rushitin kanidate për presidente, por nuk pati kuorum të mjaftueshëm për votim në Kuvendin e Kosovës, pasi që në seancën e 28 prillit për zgjedhjen e presidentit të ri nuk morën pjesë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK. Nuk ishin prezent 2/3 e deputetëve, transmeton KosovaPress.
Sot, fushata zgjedhore ka hyrë në ditën e katërt dhe zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor.
Lajmi në zhvillim...