Ministria e Shëndetësisë shënon Ditën Botërore pa duhan me mesazhe kundër nikotinës dhe duhanit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Shëndetësisë shënon Ditën Botërore pa duhan me mesazhe kundër nikotinës dhe duhanit
710745361_1291889733114839_368673677374019667_n
29/05/2026 - 15:48
Linku u kopjua

Është shënuar Dita Botërore pa Duhan nën moton “Zbulimi i joshjes – luftimi i varësisë nga nikotina dhe duhani”, nga Ministria e Shëndetësisë konkretisht Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si dhe me drejtoritë komunle të arsimit.

Ky aktivitet ndërgjegjësues është mbajtur gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në rrjetin social në Facebook, ky aktivitet kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë dhe qytetarët për pasojat e dëmshme të përdorimit të duhanit dhe produkteve të nikotinës, transmeton KosovaPress.

“Përmes këtij organizimi u synua sensibilizimi i komunitetit mbi ndikimin negativ që këto produkte kanë në shëndet, sidomos tek gjeneratat e reja, si dhe inkurajimi i tyre për të zgjedhur mënyra më të shëndetshme jetese”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq kjo ministri njoftoi se aktiviteti është pasuruar me ndarjen e çmimeve për nxënësit pjesëmarrës në garën me punime me mesazhe kundër duhan pirjes dhe me ekspozimin e tyre.

Këto punime përcollën mesazhe vetëdijësuese dhe kreative kundër përdorimit të duhanit dhe nikotinës.

Në fund në Ministria përcolli mesazhin se çdo vendim i sotëm për shëndetin është një investim për të ardhmen e brezave që vijnë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026