Numërohen gati 30% e votave me postë, prin ky subjekt politik
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Numërohen gati 30% e votave me postë, prin ky subjekt politik
Foto Ilustruese
13/06/2026 - 16:38
Linku u kopjua
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nis procesin e numërimit të votave me postë.
Sipas KQZ-së, deri në orën 16:15, janë numëruar 28. 06 për qind e këtyre votave.
Deri më tani, Vetëvendosje po prinë si parti e parë me 66.70% ose 3.645 vota. E dyta renditet, LDK-ja me 18.79 % ose 1 mijë e 27 vota dhe AAK me 7.30 për qind ose 399 vota.
Ndërsa, partia e katërt nga ky votim me postë, PDK me 5.82 për qind ose 318 vota.
Votat me kusht dhe me nevoja të veçanta nuk janë numëruar ende.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka kaluar mbi 320 mijë vota apo 44.42 për qind. Deri tani ka 50 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës tash ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet preliminare.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, një më pak se në rezultatet preliminare, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë ulëse.