Forca e Sigurisë së Kosovës bëri të ditur për përmbylljen e një Kursi bazik për xhenierë luftarakë, i cili ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere.
Sipas FSK-së, trajnimi realizua sipas standardeve profesionale, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve.
Xhenierët luftarak të gatshëm për sfida
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur Kursi Bazik për Xhenier Luftarak që ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere.Përfundimi me sukses i këtij kursi paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre.