Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar gjithsej 85,790 zarfe me postë, ndërsa deri më tani janë shqyrtuar mbi 60 mijë prej tyre. Nga zarfet e shqyrtuara, rreth 2,500 janë refuzuar.
Eugen Cakolli, hulumtues nga “Demokracia në Veprim”, ka thënë se bazuar në përqindjet aktuale të votave me postë, projeksionet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mund të sigurojë rreth 52 mandate në Kuvend.
“Nëse përqindjet aktuale të votave me postë do të mbeteshin përafërsisht të njëjta deri në përfundim të numërimit, projeksionet tregojnë se LVV do të ishte në zonën e 52 mandateve. Megjithatë, gara dhe lëvizjet për të paktën dy mandate tjera mbeten ende të hapura mes partive dhe rezultati përfundimtar do të varet nga mënyra se si do të shpërndahen votat në pjesën e mbetur të procesit të numërimit”, thuhet në postimin e Cakollit.
Megjithatë, numërimi i votave me postë deri tani ka shkuar 36 për qind e këtyre votave.