“Bashkë drejt fitores”, mesazhi i Arjeta Musliut pas takimit me qytetarët
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Bashkë drejt fitores”, mesazhi i Arjeta Musliut pas takimit me qytetarët
ldk
04/06/2026 - 16:05
Linku u kopjua

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Arjeta Musliu, ka falënderuar qytetarët e Ferizajt për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e treguar në tubimin zgjedhor të mbajtur të enjten mbrëma.

Përmes një mesazhi publik, Musliu e cilësoi tubimin si një mbrëmje të jashtëzakonshme, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që iu bashkuan aktivitetit.

“Faleminderit secilit që ishte sonte me ne në këtë tubim madhështor. Mbështetja, besimi dhe energjia juaj janë motivimi më i madh për të vazhduar përpara”, ka deklaruar ajo.

Musliu theksoi se përkrahja e qytetarëve është forcë shtytëse për angazhimet e mëtejshme politike, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e mobilizimit deri në ditën e zgjedhjeve.

“Bashkë, hap pas hapi, drejt fitores”, u shpreh kandidatja e LDK-së, duke rikujtuar numrin 113 të subjektit politik dhe numrin 40 me të cilin garon për deputete.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026