Nis takimi Kurti-Abdixhiku
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nis takimi Kurti-Abdixhiku
Kurti e Lumiri
Foto Arkiv
06/04/2026 - 11:13
Linku u kopjua

Në këto momente ka nis takimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në këtë takim do të flitet lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Pas takimit pritet të ketë deklaratë për media, transmeton KosovaPress.

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, derisa LDK 13 për qind.  

Koalicioni qeverisës i drejtuar nga LVV ka 66 deputetë ose 14 më pak se numri i duhur i ligjvënësve që kërkohen për të votuar në dy rundet e para për ta zgjedhur presidentin e vendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026