Abdixhiku: Vjosa Osmanin e shohim si presidente të denjë të Kosovës
5-Fifth
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku: Vjosa Osmanin e shohim si presidente të denjë të Kosovës
abdixhiku ora 24
29/04/2026 - 01:04
Linku u kopjua

Pas shpërndarjes së legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku   tha se Vjosa Osmanin nuk e shohin si kuorum për presidente, por si presidente të denjë për Kosovën.

Ai u shpreh i bindur se populli i Kosovës e do Osmanin si shefe të vendit, ndërsa për një bashkëpunim në këtë drejtim kreu i LDK tha se do të flasim posa të kenë diçka konkrete.

“Vjosën nuk e  deshën nuk e votuan besoj se populli i Kosovës do të ketë mendim ndryshe për këtë çështje, LDK do të udhëheqë procesin përgatitor për zgjedhjet e ardhshme do të votojmë me një listë të shkëlqyshme.....Për këtë çështje  besoj shumë shpejt do të flasim sapo të kemi diçka konkrete por jam i bindur se meqenëse Kurti nuk e donte  Vjosa Osmanin për presidente, populli i Kosovës do ta dojë dhe populli i Kosovës do të vendos se a e dëshiron Vjosa Osmanin për presidente, po mos ta donte LDK nuk do ta propozonte si emër”, tha ai.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Vjosa Osmanin e shohin si presidente të denjë të Kosovës, por votat për të nuk i pati Vetëvendosja.

“Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum për presidenten që tashmë i kishte votat e tyre e shohim më shumë se keq si presidente të denjt të Kosovës por këto vota nuk u dhanë nga Lëvizja Vetëvendosje.sonte ndër të tjerash u pa një keqpërdorim i Kuvendit në mënyrën se si u udhëheqë ky proces me një monolog një partiak dhe me një gjuhë të çoroditur gjatë gjithë ditës”,tha ai.

Kreu i LDK-së deklaroi se partia që udhëheqë ai nuk mund të jetë makineri votuese për ambiciet e Albin Kurtit.

“LDK nuk mund të jetë makineri  votuese për ambiciet e Albin Kurtit.  Me 15 deputetë nuk mund t’i japim diçka Albin Kurtit që nuk i ka dhënë as populli i Kosovës”, deklaroi ai.

Për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku tha se me gjuhën e sotme politike veç një gjë është e qartë “ ra ky mort e u pamë“.

“Me gjuhën e sotme politike veç një gjë është e qartë në shqip i thonë ra ky mort e i pamë  e për Kosovën ky mort ka ekzistuar tash e sa kohë fakteqësisht duhet t’i shohim edhe njëherë për të kuptuar sa i vështirë është ky bashkëpunim si mund të bashkëpunosh me dikë që hedh helm dhe vrerë kundër partive politike për arsye se i do të gjitha pozita për vete”, deklaroi ai. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026