Nis projekti “Not për çdo nxënës”: Pishina e Gërmisë hap dyert falas për fëmijët e Prishtinës
Vendor
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nis projekti “Not për çdo nxënës”: Pishina e Gërmisë hap dyert falas për fëmijët e Prishtinës
New Project - 2026-07-20T134313.826
20/07/2026 - 15:04
Linku u kopjua

Në kuadër të përpjekjeve për masovizimin e aktiviteteve fizike dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në ujë, Komuna e Prishtinës ka nisur zyrtarisht programin e ri të mësimit të notit për nxënësit e shkollave publike të kryeqytetit.

Projekti është jetësuar përmes një bashkëpunimi dypalësh mes Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Sportit, të udhëhequr nga drejtori Granit Geci, në partneritet me ndërmarrjen "Sport Marketing".

Elshani: "Çdo nxënës i Prishtinës meriton ta ketë mundësinë ta mësojë notin"

"Çdo nxënës i Prishtinës meriton ta ketë mundësinë ta mësojë notin. Sot, bashkë me Drejtorin e Sportit, Granit Geci dhe Sport Marketing, e nisëm programin e mësimit të notit për nxënësit e shkollave publike të Prishtinës, për grupmoshat 9-11 vjeç," ka deklaruar Elshani.

Udhëheqësit komunalë kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për t'u ofruar të gjithë fëmijëve të grupmoshave 9 deri në 11 vjeç qasje të barabartë në këtë disiplinë.

Më tej, i pari i arsimit kryeqytetas nëntashkroi rëndësinë e veçantë që bart noti përveç aspektit rekreativ e garues, duke e cilësuar atë si një element esencial të edukimit dhe sigurisë së fëmijëve.

Elshani: "Noti nuk është vetëm sport, është një aftësi jetësore"

"Noti nuk është vetëm sport. Është një aftësi jetësore që çdo fëmijë duhet ta ketë," është shprehur Elshani.

Ai bëri të ditur se sesionet stërvitore do të zhvillohen pa asnjë kosto financiare për familjet në hapësirat e Pishinës së Gërmisë nga fundi i korrikut deri në pjesën e dytë të gushtit, ndërsa ftoi të gjithë prindërit që t'i regjistrojnë fëmijët e tyre përmes platformës online noti.kryeqyteti.net.

May be an image of ‎swimming, pool and ‎text that says '‎DREJTORIAE E ARSIMIT DREJTORIA E SPORTIT SPORT MARKETING PRISHTINA NOT PER ÇDO NXN Program falas mësimit tẽ notit për nxënësit e shkollave publike. MOSHA 9-11 VJEÇ LOKACIONI PISHINA E GERMISE يام PERIUDHA PROGRAMIT 20 KORRIK- 21 GUSHT 2026 SI Te APLIKONI? Aplikimi behet online përmes platformës: noti.kryeqyteti.net‎'‎‎

Kjo iniciativë pritet të shërbejë si bazë e mirë për zhvillimin e mëtejmë të sporteve ujore në kryeqytet, duke ndihmuar njëkohësisht në zbulimin e talentëve të rinj që nesër mund të përfaqësojnë Prishtinën edhe në nivel garues.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026