Rrënimi i vilave në zonën e Ujmanit, dy prej tyre dyshohet se i përkasin kryetarit të Mitrovicës së Veriut dhe vëllait të tij
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rrënimi i vilave në zonën e Ujmanit, dy prej tyre dyshohet se i përkasin kryetarit të Mitrovicës së Veriut dhe vëllait të tij
Ujman - rrenimi 1
21/07/2026 - 14:11
Linku u kopjua

Ka nisur rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pranë Liqenit të Ujmanit, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy vila që, sipas burimeve të KosovaPress-it, i përkasin kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac, dhe vëllait të tij.

Aksioni ka nisur të martën në mëngjes, me kërkesë të “Ibër-Lepencit”, për lirimin e pronave të uzurpuara në parcelat që janë në pronësi të kësaj ndërmarrjeje publike.

Kryeshefi ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, ka konfirmuar për KosovaPress se aksioni po zhvillohet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Inspektorati i Ministrisë së Ambientit është duke e zhvilluar këtë aksion”, deklaroi Mujka.

Ai bëri të ditur se më 3 korrik, 11 personave që kishin ndërtuar objekte në pronën e “Ibër-Lepencit” u ishte kërkuar t’i largonin gjësendet nga këto objekte dhe t’i lironin ato më së largu deri më 17 korrik.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për KosovaPress se Policia e Kosovës është duke asistuar në mbarëvajtjen e aksionit.

Ky operacion vjen pas paralajmërimit të mëhershëm të “Ibër-Lepencit”, i cili u kishte bërë thirrje 11 personave që kishin ndërtuar shtëpi pushimi dhe objekte të tjera në pronën e ndërmarrjes t’i lironin ato brenda afatit të përcaktuar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026