Tryezë e rrumbullakët: “Dita ndërkombëtare kundër abuzimit të drogave dhe trafikimit të paligjshëm”. Merr pjesë edhe U.D. e presidentes Albulena Haxhiu (Hotel Afa, Prishtinë, ora 10:00)
Konferencë me temë: “Zhvillimi i shkathtësive të gjelbra për një të ardhme të qëndrueshme, përvoja nga shkollat”. Merr pjesë ministrja në detyrë e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë, ora 10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit me temë “Momentumi i ri politik për rregullimin e lobimit legjislativ në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Terre des hommes në Kosovë në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë (KOMF) dhe Zyrën për qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, prerzanton projektin “Platforma digjitale për raportimin dhe luftimin e dhunës ndaj fëmijëve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media ku do të prezantohen rezultatet e auditimeve deri më tani për sezonin auditues 2025/2026. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00)
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini mban konferencë për media. (Selia e Aleancës, ora 12:30)