Vdekja e foshnjës së posalindur, Drejtoresha sugjeron KosovaPressin të qëndroj larg spitalit
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vdekja e foshnjës së posalindur, Drejtoresha sugjeron KosovaPressin të qëndroj larg spitalit
ferizaj_spitali
07/05/2026 - 14:43
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Minire Alilaj ka refuzuar të flas për rastin e vdekjes së foshnjes në emergjencën brenda këtij institucioni.

KosovaPress e ka kontaktuar Alilajn, por e njëjta ka sugjeruar që t’i referohemi njoftimit të Spitalit të Ferizajt.

Ndërkohë, për shkak të rastit të ndjeshëm, ka kërkuar që të qëndrojmë larg objektit të spitalit, ku tashmë po merr trajtim në repartin e Gjinekologjisë, nëna e foshnjes së vdekur.

Sipas njoftimit të spitalit, pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe, në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën.

“Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike,” thuhet në njoftim. Foshnja pas pak kohe ka vdekur.

Për këtë rast, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes” sipas nenit 176 të Kodit Penal të Kosovës.

Derisa e dyshuara në këtë rast po merr trajtim në Gjinekologji, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026