Ngjarjet e datës 17 prill
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 17 prill
NGJARJET E DITWS
16/04/2026 - 22:37
Linku u kopjua

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së, shqyrtohet lista e kandidatëve. (Kuvendi i Kosovës N-303, ora 9:00)

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu bën homazhe në Poklek (ora 9:00), në Kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër (ora 9:15) dhe në Krajkovë (ora 9:30)

Seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, ora 9:30) 

“Dita e zhvillimit urban të përshtatur ndaj ndryshimeve Klimatike”, merr pjesë ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli. (Fakulteti i Arkitekturës, Salla Modelarium, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

Seanca e Kuvendit të Kosovës: shqyrtohet në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe vendimin e Qeverisë së për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese etj.(Salla e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Konferencë Nacionale “Qasja sensitive ndaj stresit dhe traumës në institucionet shëndetësore të Kosovës” (Hotel Sëiss Diamond, Prishtinë, ora 10:30 – 13:20)

Mbahet “Gara e ushtarit më të mirë 2026”. Marrin pjesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe ushtarakë nga vendet partnere dhe aleate të NATO-s: Ajova, Corps V (SHBA), Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:30),

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufin. Ceremonia e pritjes ushtarake në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes (ora 10:30).  Të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media (ora 11:45)  

Përurohet romani dokumentar “Revolta e Syzifit” i autorit Bardhyl Mahmuti që i kushtohet njërit nga krimet me të tmerrshme të forcave serbe më 17 prillit 1999 në Poklek të Vjetër të komunës së Drenasit. (Ora 14:00)

Mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – KIFT Kosova 2026

Dita e parë e Panairit

Prishtina Mall, Prishtinë

11:00 – Ceremonia zyrtare e hapjes

11:45 – Vizitë zyrtare në hapësirat e panairit

Vizitë e delegacionit në stendat e ekspozuesve

Takime me përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve pjesëmarrëse

13:45 – Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit

Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Unionit të Turizmit të Kosovës dhe Stirling Center for Strategic Learning and Innovation

14:00 – Prezantimi i hapjes së sezonës verore 2026

Prezantim nga Adria Tours

15:00 – Panel Diskutimi Rajonal

Tema: Gjendja e turizmit dhe planet për bashkëpunim rajonal

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të unioneve dhe organizatave të turizmit nga:

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

16:00 – Prezantimi i projektit AHLEI

Prezantim nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

18:00 – Mbyllja e ditës së parë të panairit


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026