Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në lansimin e Projektit të Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve, të organizuar në partneritet me Bankën Botërore. (Hotel “Swiss Diamond”, salla Artana, Prishtinë, ora 09:00)
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), organizon panel për Ditën Ndërkombëtare të Mbulimit Universal Shëndetësor, nën moton: "Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë." (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30-13:30)
Instituti GAP organizon tryezë diskutimi “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën (Open Budget Survey)”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Ora 10:00-14:00)Ministria e Bujqësisë mban sesionin informues mbi skemën e granteve bujqësore 2024-2027. (Hotel “Astoria”, Gjilan, ora 10:00-11:15)
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje urgjente. (Salla e Kuvendit Komunal Gjilan, ora 10:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), do të organizojë konferencë për medie me rastin e publikimit të raportit “Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”, aktivitet ky në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2024”. (Hotel “Opera” Prishtinë, ora 13:00 – 13:40)
Mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, ku do të realizohet minimi numër 4. (Ora 15:00)