Shkatërrohet grupi kriminal i trafikimit të armëve
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve
1 orë më parë
Linku u kopjua

Pas arritjes së marrëveshjes në qershor mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në kuadër të operacioneve është shkatërruar një grup kriminal i trafikut të armëve, pas nëntë muaj hetimesh nga Prokuroria Speciale e Kosovës me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit në Tiranë.

Kështu është bërë e ditur sot në një konferencë për media nga Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Drejtori i operativës në Departamentin e Policisë Kufitare të Kosovës, Blerim Rama, tha se më 10 dhjetor u arrestuan tetë persona, gjashtë prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy nga Shqipëria. Ai tha se si pjesë e operacionit u kryen nëntë kontrolle, ku u sekuestruan armë, municion, para, automjete dhe telefona mobilë.

Rama njoftoi se paraprakisht në tetor 2024 është arrestuar një i dyshuar lidhur me rastin.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë në Tiranë, Elton Alushi, tha se operacioni i koduar "Çmontimi" është shembull i shkëlqyer i punës së përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar. Ai tregoi se në kuadër të këtij operacioni në maj 2024 u sekuestruan dhjetë armë zjarri, si dhe u arrestuan katër persona në Tiranë.

Alushi tha se në total gjatë hetimeve janë sekuestruar 64 armë zjarri dhe municion luftarak. Përveç kësaj, ai tregoi se janë ndaluar gjithsej 10 shtetas, gjashtë prej të cilëve më 11 dhjetor 2024 iu është caktuar masa e ndalimit me urdhër të prokurorit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024