Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij Kurti duke e keqpërdor pozitën e kryeministrit e ndihmoi dhe ndërhyri direkt në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, duke e legjitimuar sipas tij një strukturë opozitare që erdhi në pushtet për ta shkatërruar çdo gjë shqiptare që ishte ndërtuar me dekada, me mund e sakrifica të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë i Ramush Ahmetaj:
Albini u bashkua në këtë valle së bashku më shumë përkrahës e bashkëmendimtar që po i shërbejnë kësaj teze jo të drejt dhe aspakt korrekte ndaj shqiptarëve atje. Mohimi i gjuhës është mohimi i të drejtës për të qenë i lirë, është mohim i identitetit dhe i të drejtës elementare për jetë. Bota e qytetëruar e din se shqiptarët janë elementi kryesor shtetformues në Maqedoni. Është një shtytës i madh pse Albin Kurti kaloi në anën e promaqedonëve kundër elementit shqiptar, këto veprime i bëri edhe në Kosovë kundër çlirimtarëve.
Mohimi i vetvetes është rrugë e gabuar. Bota e dinë se shqiptarët i fituan të drejtat e tyre me luftë e jo mes bisedimeve, ata kanë qenë të përfshirë në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut si shtetformues. Përdorimi i Gjuhës Shqipe në Maqedoni u arrit përmes marrëveshjes së Ohrit dhe integrimit të maqedonasve dhe shqiptarëve. Tendenca e shtresës politike promaqedone, krah i të cilës është edhe Kurti për ta hequr Gjuhën Shqipe nga agjenda zyrtare, është një ecje prapa me vite e dekada. Maqedonia nuk do të jetë kurrë shtet i maqedonëve, shqiptarët në Maqedoni e bëjnë pothuajse shumicën. Atyre gradualisht po ju bashkohet edhe elementi shqiptar ortodoks që dikur u asimiluan me dhunë. Kushdo që luan me zjarr do të digjet e përvëlohet.