Besnik Krasniqi i AAK-së propozon kalimin e Zyrës së Presidencës në Prizren
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 1 min.
besnik krass
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Krasniqi ka propozuar që Zyra e Presidencës së Kosovës të kalojë në qytetin e Prizrenit.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Prizreni ka historinë, pozitën gjeografike dhe çdo gjë tjetër për t’u bërë kryeqendra e unitetit politik.

Krasniqi theksoi se ky mision është një borxh ndaj atdhetarëve dhe politikanëve që kontribuan në pavarësinë e Kosovës.

“Prizreni - shtëpia e Presidentit të Kosovës! Prizreni ka historinë, infrastrukturën, pozitën gjeografike dhe çdo gjë tjetër për t'u bërë kryeqendra e unitetit politik. Këtë mision të madh ua kemi borxh atdhetarëve e politikanëve të kohës, të cilët ky qytet i bashkëlidhi në përpjekje për liri e pavarësi”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025