Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) publikon Raportin e Monitorimit “Karta e Vlerësimit”, i cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve? Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla 38, ora 09:00)
Bëhet përurimi i Qendrës Kulturore në Llukar. Sipas Komunës së Prishtinës, ky eveniment do të shënojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në komunitet. (Llukar, ora 09:30)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon panelin për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe vazhdon shqyrtimin e Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me raport amandamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)
Kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajnë takim me kryetarët e komunave me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional me temat: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare dhe Kontrata Kolektive. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 13:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon edicionin e 4-të të Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”. (Kino Armata në Prishtinë, ora 17:30)