Aktivitetet me rastin e fushatës “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë:
-Ora e parë e mësimit në Shkollën “Ahmet Gashi”. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shkolla e mesme e lartë “Ahmet Gashi” Prishtinë, ora 08:50)
-Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave. (Ambasada e Italisë, Prishtinë, ora 11:00)
-Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli. (Rruga “Karl Gega” Prishtinë, ora 11:00)-Lansimi i pullës postare “Sot dhe çdo ditë tjetër”. (Zyra e kryeministrit ZKM P32, ora 15:00)
-Shënimi i fushatës globale “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës Prishtinë, ora 18:15)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. (Pritja ceremoniale në hyrjen e Kuvendit ora 9:25, takimi kokë më kokë ora 9:30, takimi bilateral ora 9:45. Mediat: pamje)
Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për të modernizuar dhe përmirësuar sistemin e ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin. (Penda e Radoniqit, Gjakovë, ora 11:00)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Fahrije Hoti, udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, do të mbajë konferencë për media për të demantuar “shpifjet” e ministrit Faton Peci. (Salla e konferencave Kooperativa Bujqësore KRUSHA, ora 11:00)
Kryeministri Albin Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. (Ndërtesa e Qeverisë ora 13:30, mediat mund të marrin pamje në oborr)
UNDP do të lansojë analizën e pulsit publik mbi efektet e liberalizimit të vizave në migrim. (Hotel “Swiss Diamond”, salla Ulpiana, Prishtinë, ora 13:30)Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku marrin pjesë në përurimin e bibliotekës së re në Shtime. (Ora 15:00)
Shfaqet premiera e dokumentarit Ajo mal, prodhim i Fondacionit Utalaya. (Kinema Armata Prishtinë, ora 18:30)