Transformimi digjital ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si qytetarët dhe bizneset përdorin shërbimet bankare dhe kryejnë pagesa. Nga bankimi mobil deri te shërbimet që tashmë mund të merren plotësisht online, pritshmëritë e klientëve për shpejtësi, thjeshtësi dhe qasje të vazhdueshme janë rritur dukshëm vitet e fundit.
Krahas zhvillimit të shërbimeve digjitale, ndryshime të mëdha kanë ndodhur edhe në fushën e pagesave, siç janë pagesat ditore, ato për shërbime publike apo pagesat ndërkombëtare, të cilat, me rritjen e lidhjeve ndërkufitare të individëve dhe bizneseve, po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme edhe për klientët në Kosovë.
“Në një farë mënyre, ky ndryshim mbase mund të përshkruhet me disa elemente kyçe: shpejtësi, thjeshtësi, transparencë dhe qasje në çdo kohë”, thotë ajo në një intervistë për Kosova Press.
Intervista u zhvillua në kohën kur Banka Raiffeisen, më e madhja në tregun bankar të Kosovës, prezantoi një zgjidhje të re për avancimin e shërbimeve të pagesave ndërkombëtare. Në këtë intervistë, ajo sqaron më shumë për këtë zhvillim, por flet edhe për ndryshimet në sistemin bankar në përgjithësi.Banka jonë, por edhe sistemi bankar në përgjithësi, ka punuar vazhdimisht për t’u përshtatur me këto rrethana. Viteve të fundit, ne kemi lansuar zgjidhje të ndryshme digjitale, prej nënshkrimit digjital deri te asistentja virtuale e bazuar në inteligjencë artificiale, pikërisht për ta bërë bankimin më të lehtë dhe të qasshëm 24/7. Paralelisht, me shtimin e numrit të funksionaliteteve, ne e kemi shndërruar edhe aplikacionin mobil si një platformë e cila praktikisht ta mundëson të kesh të gjitha shërbimet bankare e të pagesave në një vend.
Rrjedhimisht, edhe numri i klientëve që përdorin shërbimet digjitale është rritur ndjeshëm, me shumë prej tyre që tashmë marrin shërbime të ndryshme plotësisht online, përfshirë edhe aplikimin apo marrjen e një kredie krjetësisht online, që deri së fundi ka kërkuar një ose më shumë vizita në degë.
Po, siç e thashë, viteve të fundit, në një kohë kur njerëzit janë më të lidhur se kurrë me tregjet dhe shërbimet ndërkombëtare, pagesat ndërkombëtare janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme, si për individët ashtu edhe për bizneset. Në këtë kontekst, edhe klientët kanë kërkuar që ne t’u përshtatemi këtyre ndryshimeve duke ofruar shërbime pagesash më të avancuara.
Gjithashtu, një element shumë i rëndësishëm i këtij avancimi është transparenca më e madhe që klientët kanë gjatë gjithë procesit. Klientët mund ta shohin paraprakisht kursin e këmbimit dhe kostot e pagesës, si dhe shumën e saktë që do të arrijë në llogarinë e përfituesit. Po ashtu, ata mund ta përcjellin statusin e pagesës në kohë reale dhe ta ndjekin transferin hap pas hapi direkt nga aplikacioni. Një përfitim tjetër i rëndësishëm lidhet edhe me shpejtësinë e transferove - shumica e tyre mbërrijnë brenda pak sekondash, ndërsa të tjerat gjatë të njëjtës ditë.
Ky zhvillim është gjithashtu në linjë me iniciativën e Bankës Qendrore të Kosovës për mundësimin e pagesave instant përmes SEPA-s, e cila do të mundësojë pagesa instant në euro, brenda Evropës. Por, në të njëjtën kohë, përmes partneritetit tonë me Wise Platform, klientët tanë mund të kryejnë transfere edhe në mbi 30 shtete të tjera
Ky bashkëpunim vjen edhe falë fokusit dhe përkushtimit të vazhdueshëm të Raiffeisen Bank Internationalnë fushën e bankimit ditor dhe pagesave, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me ekipet në bankën tonë. Jemi krenarë që banka jonë është e para brenda rrjetit të RBI dhe e para në Kosovë që ka implementuar këtë zgjidhje në praktikë për klientët e saj. Ky fakt tregon qartazi fokusin e vazhdueshëm të Raiffeisen Bank në inovacion dhe në sjelljen e zgjidhjeve moderne që avancojnë përvojën bankare për klientët tanë.
Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se digjitalizimi nuk nënkupton zëvendësimin e plotë të kontaktit njerëzor. Përkundrazi, ai duhet të shërbejë për ta bërë përvojën bankare më të lehtë dhe më të qasshme për klientët, duke u ofruar atyre më shumë mundësi për të zgjedhur mënyrën se si dëshirojnë të marrin shërbime.
Pikërisht për këtë arsye, ne kemi vazhduar të investojmë paralelisht edhe në praninë fizike dhe në mbështetjen direkte për klientët. Banka jonë ka një rrjet të gjerë degësh në të gjitha rajonet e Kosovës, ndërsa Qendra jonë e Kontaktit mbetet në dispozicion të klientëve për mbështetje dhe asistencë të vazhdueshme.
Për këtë arsye, ne kemi investuar vazhdimisht në mekanizma dhe platforma që na ndihmojnë të dëgjojmë zërin e klientit në mënyrë më të strukturuar dhe më të vazhdueshme. Çdo koment, sugjerim apo reagim analizohet dhe merret parasysh në zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve dhe proceseve tona.
Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe sistemet moderne të CRM-së, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat dhe sjelljen e klientëve, si dhe të komunikojmë me ta në mënyrë më relevante dhe më të personalizuar.
Pikërisht përmes këtyre mekanizmave dhe analizimit të vazhdueshëm të nevojave të klientëve, por edhe ndjekjes së trendeve globale, ne kemi identifikuar rëndësinë e avancimit të pagesave ndërkombëtare dhe kemi sjellë këtë partneritet me Wise Platform.