Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”
Pas përfundimit të procedurave dhe shqyrtimit të ankesës nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nënshkruar të premten kontratat për realizimin e punimeve për sanimin e skarpateve në autoudhën R7 “Ibrahim Rugova”.
“Projekti përfshin ndërhyrje në tri lokacione të ndryshme përgjatë autoudhës:
Loti 1 – Sanimi i rrëshqitjes në km 72.4, me vlerë 2,087,952.94 €
Loti 2 – Sanimi i rrëshqitjeve në km 69.1 dhe 63.4, me vlerë 1,187,080.09 €
Loti 3 – Sanimi i rrëshqitjes në km 44.0, me vlerë 1,398,964.85 €
Vlera totale e projektit arrin në 4,673,997.88 euro.
Ky projekt adreson segmente që kanë kërkuar ndërhyrje të specializuara me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore.
Sipas planifikimeve, mobilizimi i operatorëve ekonomikë dhe fillimi i punimeve do të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Sa i përket pretendimeve të ngritura ditëve të fundit lidhur me këtë segment të autoudhës, ritheksojmë se procedurat për projektin përkatës kanë qenë në shqyrtim në OSHP dhe Ministria nuk ka asnjë mundësi ligjore të ndikojë në procesin e vendimmarrjes”, thuhet në njoftimin e
Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.