16:26
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tha se gazetarët në Kosovë ende me një numër sfidash për kryerjen e punës së tyre, e një prej tyre është “fushata pandërprerë në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve nga ana e Qeverisë”. Me këtë rast, ai i bën thirrje qeverisë në detyrë që të mos pengojnë punën e gazetarëve.
Psikogia klinike, Gresa Miftari u shpreh se gazetarët përballen me disa prej stresorëve më të mëdhenj që mund të ballafaqohen njerëzit në përditshmëri, përfshirë këtu afatet kohore dhe orari i pacaktuar.
“Gazetarët, sidomos në Kosovë, ballafaqohen me një kontekst të vështirë, edhe që jashtë ndoshta mundet me u simulue i tillë, por unë kam punuar gjatë përvojës sime gjashtëvjeçare si kineast me grupe të ndryshme të profesionistëve edhe mundem me thënë lirisht, pa hyrë në detaje, që gazetarët vërtet ballafaqohen me disa prej stresorëve më të mëdhenj që mund të u ballafaqohen profesionistët ose njerëzit në përditshmëri. Ku përfshihen padyshim, domethënë afatet së pari, sistemi ynë nervor e kemi përmendur edhe gjatë trajnimeve, nuk i dallon domethënë stresin prej cilit stimul po vjen, po e dallon presionin dhe atë që e përmende këtë herë, që shndërrohet në stres kronik. Pastaj puna me orar jo të caktuar, domethënë të pacaktuar ose të... që nuk është arbitrar, që kjo paparashikueshmëri edhe kjo mungesë ose pamundshmëri për me prioritizu se çka është e rëndësishme edhe për me nda jetën personale prej jetës profesionale krijuar një stres të vazhdueshëm”, tha Miftari.“Sot, ne njohim progresin e bërë nga peizazhi mediatik në Kosovë në forcimin e profesionalizmit dhe pluralizmit. Publikimi i fundit i Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, që tregon se Kosova është ngritur për 15 vende, është natyrisht një zhvillim i mirëpritur pas dy viteve regres. Megjithatë, ky progres duhet parë me kujdes. Gjetjet e fundit nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias vazhdojnë të vënë në dukje shqetësime serioze. Këto përfshijnë: Presionin politik dhe retorikën armiqësore ndaj gazetarëve, shqetësimet rreth iniciativave legjislative që prekin pavarësinë e Komisionit të Pavarur të Mediave, presionet financiare dhe editoriale mbi mediat publike. Sfida të tilla dobësojnë institucionet dhe gjithashtu prekin jetën e përditshme, pavarësinë profesionale dhe mirëqenien e gazetarëve”, tha Roussy.
Ndërsa gazetarja Venera Xhoxhaj e cila u sulmua gjatë vitit 2023 në veri të Kosovës nga forcat serbe, tregon për vështirësitë që ka hasur.
Në fund, gazetaret potencuan faktin se kanë hezituar të marrin trajtim nga psikogët nga frika se mos iu respektohet dhe ruhet konfidencialiteti.
Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një panel diskutimi me temën "Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave".
Në këtë panel u theksua fakti se gazetarët përballen me stres, presion e ankth e që kjo ndikon në shëndetin e tyre mendor.
Lajmi në zhvillim...
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që, sipas saj, punojnë me integritet për ta mbajtur të saktë dhe të ndershme hapësirën publike.
Sipas Haxhiut, roli i mediave profesionale dhe i gazetarëve të përkushtuar mbetet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve, duke shtuar se kur e vërteta cenohet apo lajmi ngatërrohet me manipulim, qytetari humb orientimin dhe demokracia dobësohet.
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.