Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinë nga ora 15:00 do të shpallet aktgjykimi në rastin “Banjska” ku të akuzuar janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Derisa deri më sot, në Serbi nuk është ndjekur penalisht asnjë nga përgjegjësit.
Ndërkaq në fjalën përfundimtare që sot do të thuhet në Gjykatën Themelore në këtë proces gjyqësor, prokurori i rastit, Naim Abazi ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit. Burgim të përjetshëm për Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq kërkuan edhe mbrojtja e zyrtarëve policor që u lënduar gjatë sulmit terrorist, si dhe avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku i cili mbeti i vrarë më 24 shtator 2023.
Por, në seancën e 20 prillit kur të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre shpalosën fjalën përfundimtare, i akuzuari, Blagoje Spasojeviq deklaroi se ka menduar të pranojë fajësinë, por që në anën tjetër tha se “nuk mund të them se jam terrorist”.
Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator pati ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit.
Sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpërlarje të parasë.
Javën e kaluar është arrestuar Stefan Raduloviq, i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
/Sh.Pajaziti/