Haxhiu vlerëson rolin e BIK-ut në shoqëri, uron qytetarët: Kurban Bajrami na kujton vlerat për vendin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu vlerëson rolin e BIK-ut në shoqëri, uron qytetarët: Kurban Bajrami na kujton vlerat për vendin
Albulena Haxhiu
27/05/2026 - 11:02
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit, gjatë vizitës që pati sot në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Prej aty, Haxhiu vlerësoi lart kontributin e BIK-ut në luftimin e dukurive negative në vend, dhe ndihmën që ju jep qytetarëve në nevojë.

“Festa e Kurban Bajramit është e shenjtë dhe kjo na kujton vlerat e sakrificës, mirësisë, respektit e përkushtimit për vendin, vlera këto të cilat duhet t’i mbajmë lart e më lart dhe rreth të cilave duhet të jemi të bashkuar si institucione dhe si shoqëri. Po ashtu, unë sot e falënderova myftiun Tërnava për rolin pozitiv që kanë pasur në shoqërinë tonë. Për ndikimin pozitiv për të luftuar dukuri negative me të cilat përballet shoqëria jonë, por edhe për ndihmën për qytetarët në nevojë... Uroj më të mirat për qytetarët dhe për secilën familje”, tha Haxhiu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026