Nderim Mustafa: PDK-së iu bashkova për ta sjellë përvojën time afariste në shërbim të Kosovës
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nderim Mustafa: PDK-së iu bashkova për ta sjellë përvojën time afariste në shërbim të Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka deklaruar se i është bashkuar kësaj partie me synimin që përvojën e tij afariste, dijen dhe angazhimin t’i vërë në shërbim të zhvillimit të vendit.
Sipas tij, përvoja e fituar ndër vite mes Kosovës dhe Zvicrës i ka mundësuar të vlerësojë se kush ka punuar për shtetin dhe kush, siç u shpreh ai, “vetëm ka folur dhe ka përçarë”.
Mustafa ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se një kryeministër që nuk di të qeverisë, nuk merr përgjegjësi dhe e lë vendin në krizë, duhet të marrë përgjigjen e qytetarëve përmes votës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të mobilizohen në mbështetje të PDK-së dhe kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.
“Unë i jam bashkuar PDK-së për ta sjellë gjithë përvojën time afariste për Kosovën, dijen dhe mundin. I jam bashkuar sepse për vite me radhë, mes Kosovës dhe Zvicrës, kam pasur mundësinë ta shoh qartë kush ka punuar për këtë vend dhe kush vetëm ka folur e përçarë. Kur një kryeministër nuk di të qeverisë, nuk merr përgjegjësi dhe e lë vendin në krizë, përgjigjja duhet të jepet me votë. Prandaj më 7 qershor na duhet mobilizim i madh për PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër”, ka deklaruar Mustafa.
Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.