Gjermani Rudolph në PDK, diskutohet ruajtja e stabilitetit dhe formimi i shpejtë i institucioneve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjermani Rudolph në PDK, diskutohet ruajtja e stabilitetit dhe formimi i shpejtë i institucioneve
hamza dhe rudolf
19/06/2026 - 12:25
Linku u kopjua

Nevoja për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe ruajtja e stabilitetit politik në vend ishin temat kryesore të takimit ndërmjet kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas një njoftimi të PDK-së, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe rëndësinë e vazhdimit të proceseve demokratike në vend.

Aty thuhet se gjatë takimit, Hamza rikonfirmoi përkushtimin e partisë që e udhëheq për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë, si dhe në avancimin e proceseve që janë në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Ai, gjithashtu e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar “partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve”. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026