Ndalohen punonjës të Postës së Serbisë në veri të Kosovës për "shpërndarje të paligjshme" të dërgesave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohen punonjës të Postës së Serbisë në veri të Kosovës për "shpërndarje të paligjshme" të dërgesave
Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë të paligjshme dërgesa postare.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se rasti është iniciuar si “keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.
Sipas tij, të dyshuarit janë kapur duke shpërndarë dokumente për qytetarë që vinin nga institucionet e Serbisë.
“Kane qenë duke bartur letra për qytetarët që vijnë nga gjykata e Serbisë, kadastra. Rasti është hapur si keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”, deklaroi Elshani.
Dy shtetasit serbë dyshohet se ishin punonjës të postës serbe, pasi ishte raportuar se po shpërndanin dërgesa.
Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga Njësia e Policisë së Kosovës për Krime Ekonomike.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.