Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit
Daut Haradinajj
Foto Arkiv
07/06/2026 - 22:59
Linku u kopjua

Anëtari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se nuk do ta marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e re.

Ai theksoi se gjatë kësaj beteje zgjedhore ka pasur obligim moral që angazhimin e tij t’ia dedikojë Ardian Gjinit, të cilin e përgëzoi për rezultatin e arritur.

“E kam pasur obligim moral që këtë betejë t’ia dhuroj shpërblimin Ardian Gjinit. Ndihem sinqerisht i përmbushur dhe falënderues ndaj të gjithë atyre që më besuan, dhe do t’ju besoj gjithmonë. Krenar me ju që luftuat si spartanë. Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerëve në listën tonë fantastike. Jam për dhe me popullin, mandati është vlerë dhe respekt i jashtëzakonshëm, por jo qëllimi im i vetëm. Bashkë, pas dhe me ju Aleancë. Urime Ardian Gjini, krenohemi me ty. Veçanërisht krenar me ju që më besuat”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026