Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica
Foto Arkiv
Sot, ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, e cila e ka cilësuar ndarjen e tij nga jeta si humbje të madhe për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Gërvalla bëri të ditur se Gagica ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë.
Ajo vlerësoi lart kontributin e tij për çështjen kombëtare dhe përpjekjet për lirinë e pavarësinë e Kosovës, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në mërgatë, veçanërisht në Gjermani.
“Emri dhe veprimtaria e tij mbeten të pandashme nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qindra mijëra shqiptarë në Gjermani, në të gjithë mërgatën tonë dhe në Kosovë janë të dëshmitarë të këtij kontributi të rrallë në shërbim të Kosovës në çdo orë dhe çdo ditë të jetës së tij”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo shtoi se ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është humbje e madhe për Republikën dhe qytetarët e saj brenda dhe jashtë vendit.
Në fund, Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.
“Shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të Hafizit”, thuhet në reagimin e saj.
Gagica, ka shërbyer si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për diasporë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.