Zgjedhjet e sotme janë të tretat brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë të parakohshme më 28 dhjetor.
Të parat dështuan të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave - shumicën më të madhe në Kosovën shtet - nuk sollën marrëveshje për presidentin.
Qytetarja Nexhmije Limani pret që prioritet të jetë shteti i Kosovës.
"Po pres që të mbushemi mend një herë e t’i formojmë organet tona, të formojmë qeverinë e mos të përsëriten zgjedhje pas zgjedhjeje, por të kemi prioritet shtetin e Kosovës se boll kemi vuajtur edhe të ecim përpara. Kështu që na priftë e mbara!", tha Limani."Duhet me pasë ndryshim, stabilitet se përndryshe nuk është e shëndetshme me dal çdo 3 muaj në zgjedhje. Presim shumë, ishallah bëhet një nivelizim i partive, zgjedhen institucionet se përndryshe, kështu, katastrofë", tha Berisha.
Sanie Dobra thotë se shteti duhet të fokusohet në dy fusha: në arsim dhe shëndetësi.
"Mos të komplikohen situatat qysh po dinë t'i komplikojnë. Të kenë komunikim mes vete. Kjo do të ishte më e thjeshtë, më e pranueshme për njëri-tjetrin", tha Bahtiri.
Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme , sipas listës së votuesve të miratuar nga KQZ-ja, kanë rreth dy milionë qytetarë, përfshirë mërgatën. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit votuan rreth 900 mijë prej tyre, ose rreth 45 për qind e elektoratit.
.