Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”
Shaban Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur ndryshe si “Bilbili i Çamërisë” është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë publik familjarët e Zenelit, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Zeneli konsiderohej një ndër zërat më përfaqësues të këngës çame në vend.
Gjatë karrierës së gjatë artistike, ai u dallua për interpretimet autentike dhe emocionuese, duke i qëndruar besnik traditës dhe duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë muzikore të Çamëria.
Këngët e tij kanë shoqëruar për vite me radhë publikun shqiptar, veçanërisht në Fier dhe zonat përreth, ku ai gëzonte respekt të madh si një figurë e spikatur e artit popullor.
Ndarja nga jeta e Shaban Zenelit shënon një humbje të ndjeshme për kulturën dhe muzikën tradicionale shqiptare, ndërsa kontributi dhe zëri i tij do të mbeten pjesë e kujtesës artistike për brezat që do të vijnë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.