Ndahet nga jeta humoristi i “Ue Ue Show”, Fadil Gashi
Showbiz
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndahet nga jeta humoristi i “Ue Ue Show”, Fadil Gashi
image
23/05/2026 - 10:05
Linku u kopjua

Humoristi i njohur kosovar, Fadil Gashi, i cili u bë i famshëm përmes programit humoristik “Ue Ue Show”, është ndarë nga jeta.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të grupit të humoristëve në rrjetin social “Facebook”.

Në mesazhin prekës të publikuar nga kolegët e tij, ata shprehën dhimbjen për humbjen e mikut dhe bashkëpunëtorit të tyre shumëvjeçar.

“Nga kjo treshe prej sot kemi mbetur vetëm dy. Fadili ka ndërruar jetë, e ne si besimtar nuk na mbetet të themi tjetër vetëm se ajetet e të Madhit Allah për të cilat na tregoi Pejgamberi a.s: Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftim.

Fadil Gashi ishte i njohur për humorin dhe skeçet që sollën argëtim për publikun shqiptar ndër vite, sidomos përmes platformave online dhe rrjeteve sociale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026