Dhjetë shtete që u kualifikuan për finalen e Eurovision
Showbiz
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dhjetë shtete që u kualifikuan për finalen e Eurovision
Eurovison
13/05/2026 - 11:24
Linku u kopjua

Dhjetë shtete, përfshirë të preferuarin e fansave Finlanda, siguruan kualifikimin në finalen e Eurovision Song Contest pas gjysmëfinales së parë të mbajtur në Vjenë të Austrisë, ndërsa pesë shtete u eliminuan.

Izraeli u kualifikua me këngëtarin Noam Bettan dhe baladën rok “Michelle”, ndonëse performanca e tij u shoqërua me protesta në sallë. Në finale kaluan edhe Greqia, Serbia, Moldavia, Kroacia, Polonia, Lituania, Suedia dhe Belgjika. Ndërkohë, Estonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Portugalia dhe San Marino mbetën jashtë finales.

Edicioni i 70-të i Eurovisionit po zhvillohet nën masa të forta sigurie dhe në atmosferë tensionesh politike. Pesë shtete – Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda – bojkotuan garën në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

Unioni Evropian i Transmetimeve refuzoi ta përjashtojë Izraelin, por ka ashpërsuar rregullat e votimit pas pretendimeve për manipulime në edicionet e kaluara. Organizatorët presin protesta pro-palestineze dhe pro-Izraelit gjatë javës së Eurovisionit, raporton AP, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026