NATO tha të shtunën se po punon me Uashingtonin për të kuptuar vendimin e SHBA-së për të tërhequr trupat nga Gjermania.
“Po punojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre mbi pozicionin e forcave në Gjermani”, shkroi zëdhënësja Allison Hart në platformën amerikane të mediave sociale X.
“Ne mbetemi të sigurt në aftësinë tonë për të siguruar frenimin dhe mbrojtjen tonë, ndërsa ky ndryshim drejt një Evrope më të fortë në një NATO më të fortë vazhdon”, shtoi Hart, shkruan AA, transmeton KosovaPress.
Shefi i mbrojtjes i SHBA-së ka urdhëruar tërheqjen e rreth 5,000 trupave nga Gjermania, tha të premten një zëdhënës i Pentagonit.Komentet e tij erdhën pasi kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi SHBA-në të hënën për mungesën e një strategjie daljeje nga lufta me Iranin, duke thënë se amerikanët po “poshtëroheshin” nga regjimi iranian në bisedime.
Vendosja ushtarake amerikane në Gjermani - aktualisht me më shumë se 36,000 trupa në detyrë aktive - është deri tani më e madhja në Evropë, krahasuar me rreth 12,000 në Itali dhe 10,000 në Mbretërinë e Bashkuar.
Tani ka shqetësime në rritje brenda aleancës 32-anëtarëshe të NATO-s se vendimi i fundit i SHBA-së mund ta dobësojë organizatën.