Sulmi rus në Rumani, vjen reagimi i parë nga Rusia
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmi rus në Rumani, vjen reagimi i parë nga Rusia
Medvedev
29/05/2026 - 20:02
Linku u kopjua

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dimitri Medvedev ka reaguar lidhur me sulmin rus të regjistruar në Rumani. Medvedev në reagimin e tij u shpreh se kjo do të vazhdojë të ndodhë dhe se vendet të përgatiten pasi është luftë.

Sipas tij qytetarët evropianë nuk duhet të flenë të qetë sidomos vendet ku janë vendosur fabrikat e dronëve. Ky është reagimi i parë që vjen nga Rusia që pas sulmit i cili u regjistrua gjatë natës mes 28 dhe 29 majit, shkruan euronews, transmeton KosovaPress.

“Duhet të kuptojmë se kujt i përket droni që ra mbi një shtëpi në Rumani, por do të ishte më mirë që vendet e BE-së të ankohen për këtë çështje.

Shtetet evropiane janë pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në luftën me Rusinë dhe askush nuk e kundërshton këtë… Prandaj, le të përgatiten: kjo gjë do të vazhdojë të ndodhë. Është luftë!

Dhe qytetarët e shteteve të BE-së, ashtu si popullsia e vendeve në luftë, nuk do të mund të flenë të qetë. Sidomos në ato vende ku janë vendosur fabrikat e dronëve për nevojat e formacioneve “banderiste”, tha ai.

Sulmi u regjistrua pasi Rusia rifilloi sulmet me dronë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë.

Sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, një prej dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune dhe u përplas në çatinë e një pallati 10-katësh në qytetin Galati, duke shkaktuar zjarr.

Autoritetet rumune bënë me dije se dy persona mbetën të plagosur lehtë, ndërsa Ministria e Jashtme e Rumanisë e dënoi incidentin si një “përshkallëzim të rëndë dhe të papërgjegjshëm”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026