Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon Ballkanin Perëndimor me qëllim përballjen me Rusinë dhe se Perëndimi po minon sigurinë në Bosnjë e Hercegovinë, nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian vijnë mesazhe të kundërta, duke theksuar se prania ndërkombëtare në vend ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit, e jo krijimin e konflikteve.
Megjithatë, nga NATO thonë se po vërejnë trendë shqetësues në Ballkanin Perëndimor, para së gjithash kërcënimet secesioniste në Bosnjë e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, si dhe ngecjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pretendimet për militarizimin dhe destabilizimin e rajonit u paraqitën në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në mars, të mbajtur në Vjenë, ku përfaqësuesja ruse Iulia Zhdanova deklaroi se aktiviteti ushtarak dhe politik i NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor vazhdon të shkaktojë shqetësim të thellë.
Tema e takimit ishte zbatimi i Marrëveshjes për Kontrollin e Armëve, e cila buron nga Marrëveshja e Paqes së Dejtonit dhe i referohet Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.Në kundërshtim me pretendimet e Rusisë, Bashkimi Evropian në një deklaratë të përbashkët pas takimit të OSBE-së theksoi se Marrëveshja për kontrollin subrajonal të armëve tashmë prej tre dekadash kontribuon në stabilitetin e rajonit, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë.
Pretendime të pabaza ruse
Zhdanoa për “destabilizimin e situatës” fajësoi po ashtu edhe përfaqësuesin e lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, të cilin Rusia e konsideron jolegjitim, pasi emërimi i tij nuk është konfirmuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjë që as nuk ka qenë e nevojshme.
“Jemi të bindur për domosdoshmërinë e mbylljes urgjente dhe pa kushte të institucionit të protektoratit të huaj në Bosnjë e Hercegovinë”, tha përfaqësuesja ruse, duke fajësuar Perëndimin edhe për ndërprerjen e financimit rus të PIC-it, si dhe për mospjesëmarrjen në punën e këtij institucioni.
Për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, Bosnjë e Hercegovina duhet të përmbushë 5+2 kushte dhe objektiva, ndër të cilat janë ndarja e pronës ndërmjet shtetit dhe niveleve të tjera të pushtetit, zgjidhja për pronën ushtarake, zbatimi i vendimit përfundimtar për Distriktin e Bërçkos, qëndrueshmëria fiskale e Bosnjë e Hercegovinës, si dhe sundimi i ligjit, kushte që vendi ende nuk i ka përmbushur.
“Në situatën e sigurisë ndikon negativisht ndikimi i politikës ruse në Bosnjë e Hercegovinë, i cili manifestohet përmes politikës destruktive të udhëheqjes së Republikës Sërpska ndaj shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, të udhëhequr nga lideri i opsionit separatist, kryetari i SNSD-së, Millorad Dodik. Në përpjekjet për shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës, establishmenti i RS-së ka mbështetjen e Rusisë, e cila kundërshton anëtarësimin e Bosnjë e Hercegovinës në NATO”, tha Kozar.
Për Rusinë edhe forcimi i EUFOR-it është i pabazuar
“Paralajmërojmë se është e papranueshme përfshirja e forcave ndërkombëtare në proceset e brendshme politike. Konsiderojmë se rritja e numrit të forcave të BE-së është e pabazuar”, tha ajo gjatë fjalimit.
Në vitet e fundit, numri i pjesëtarëve të EUFOR-it është rritur, kryesisht si masë parandaluese pas rritjes së tensioneve në vend për shkak të miratimit të ligjeve jokushtetuese dhe secesioniste në entitetin e Republikës Sërpska, të cilat më pas u shfuqizuan.“Ne e respektojmë plotësisht të drejtën sovrane të çdo shteti që të zgjedhë në mënyrë të pavarur rregullimet e veta politike dhe të sigurisë. Ky është një parim themelor i sigurisë evropiane, të cilin e kanë pranuar të gjitha shtetet, përfshirë edhe Rusinë”, tha ky zyrtar i aleancës.
Eksperti ushtarak Kozar vlerësoi se as prania e shtabit të NATO-s, e as ajo e EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë nuk nënkupton militarizim.
Çfarë përfshin Marrëveshja për kontrollin e armëve?
Marrëveshja parashikon kufizime të përcaktuara saktë për armët, përfshirë tanket, mjetet e blinduara luftarake dhe artilerinë.
Sipas Bashkimit Evropian, shtetet nënshkruese, përfshirë edhe Bosnjë e Hercegovinën, gjatë viteve të zbatimit kanë reduktuar sasinë e armatimit të rëndë dhe numrin e pjesëtarëve të forcave të armatosura nën nivelet e parashikuara nga marrëveshja.
Deklaratën e përbashkët, e cila e vlerëson Marrëveshjen si “një përjashtim në një kohë kur shumica e marrëveshjeve për kontrollin e armëve nuk po zbatohen”, përveç vendeve anëtare të BE-së e kanë nënshkruar edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Republika e Moldavisë, San Marino, Serbia dhe Ukraina.
“Në qershor të këtij viti mbushen 30 vjet të zbatimit të vazhdueshëm dhe të pandërprerë të Marrëveshjes për kontrollin e armëve. Si e tillë, ajo është bërë një pjesë e qëndrueshme e politikës së sigurisë në rajon”, thuhet në deklaratë.
Nga NATO-ja janë të qartë se Ballkani Perëndimor mbetet “lart në agjendë” dhe ka rëndësi strategjike për aleancën.
Më herët u përmend mbështetja për EUFOR-in dhe Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa nga NATO thanë gjithashtu se po thellojnë dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik me Bosnjë e Hercegovinën, “përfshirë përmes Shtabit të NATO-s në Sarajevë, Njësisë për mbështetje të angazhimit politik, si dhe programit të sapomiratuar të partneritetit të përshtatur në mënyrë individuale”.
Nga NATO thanë po ashtu se misioni më i gjatë dhe më i madh paqeruajtës në historinë e aleancës është në Kosovë, KFOR, i cili vazhdon të kontribuojë në një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Aleanca nuk e fsheh faktin se Ballkani në tërësi, e sidomos pjesa e tij perëndimore, është i destinuar të bëhet një trampolinë e rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të NATO-s për një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me vendin tonë brenda tre deri në pesë vjetëve, për çka Brukseli po përgatitet intensivisht”, pretendoi Moska.
“Do të vazhdojmë të avancojmë dialogun dhe bashkëpunimin për të mbështetur reformat, paqen dhe sigurinë rajonale, si dhe për të kundërshtuar ndikimin malinj, përfshirë dezinformimin dhe kërcënimet kibernetike që vijnë si nga aktorë shtetërorë, ashtu edhe nga ata joshtetërorë”, tha zyrtari i NATO-s për REL-in.
Paralajmërime nga SHBA-ja për ndikimin malinj të Rusisë në Ballkanin Perëndimor
Rusia, sipas raportit që u publikua më 18 mars, “nxit paqëndrueshmëri ndërmjet Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet shkëputjen e entitetit Republika Sërpska nga Bosnjë e Hercegovina”.
Shërbimet amerikane vlerësojnë se ndarjet etnike dhe politike në rajon mbeten të theksuara dhe përbëjnë rrezik potencial për sigurinë, sidomos në kombinim me ndikimin e aktorëve të jashtëm.