Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj pas fjalës së Artan Abrashit për dënimin e Egzon Azemit e Arlind Manxhukës, akuzoi Vetëvendosjen për sulm ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë sa herë që ballafaqohen me drejtësi.
Kadrijaj përmendi edhe heqjen e targave, për të cilën sipas saj nuk duhet lavdëruar, pasi që janë rikthyer përsëri.
“Parafolësi i parë nga LVV-ja foli për ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur nga VV-ja, sovranitet, integritet, foli edhe për rezultatin sa i mirë ka qenë kur kanë hequr targat, por çka i ka sjellë heqja e atyre targave Kosovës? I kanë sjellë sanksione dhe humbja e milionave euro, por ato targa prapë janë kthyer. Ata që përkrahin VV-në sa herë që i kemi ballafaquar i kemi thënë pse e votoni VV-në, thonë se e ka çliruar Mitrovicën. Po për besë, e kanë çlirua Mitrovicën, sepse tashmë i pranuam strukturat paralele edhe dokumentet e strukturave paralele domethënë aq e kanë çlirua. E kanë pranuar edhe Zajednicën për të cilën kanë luftuar shumë. Kanë luftua edhe për tokat e Manastirit të Deçanit, kanë protestu janë shkrryer aty dhe në fund iu bë dhuratë 10 hektarë të Manastirit një ministri serb”, tha Kadrijaj.