Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë, konkretisht qëndrimin e tri degëve të LDK-së që ia kërkuan dorëheqjen.
Abdixhiku deklaroi se për Imri Ahmetin dhe Gazmend Muhaxherin “ka hyrë në zjarr”, edhe kur sipas tij “kanë bërë gafa të mëdha”.
Në vitin 2023, Gazmend Muhaxheri, i kishte kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me Veriun. Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i krahasonte me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.
“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, thoshte Muhaxheri.“Me i vu në rrezik të arriturat e komplet e 25 vjetëve pas luftës, edhe 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë edhe me fut vendin në sanksione është papërgjegjësi totale”, kishte deklaruar Muhaxheri në KlanKosova.