Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Naim Bardiqi, ka ndarë përshtypjet nga një vizitë te familja Mehmeti, të cilën e ka cilësuar si një mbrëmje të veçantë të mbushur me ngrohtësi, respekt dhe mikpritje tradicionale shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardiqi ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë kaluar çaste të paharrueshme në odën e familjes Mehmeti, ku atmosfera është shoqëruar me këngë të rapsodëve dhe biseda mbi kujtime e tema të ndryshme.

“Familja Mehmeti na hapi me zemër të madhe dyert e odës së tyre, ku kaluam çaste të paharrueshme në një atmosferë plot ngrohtësi, respekt dhe mikpritje shqiptare”, ka shkruar Bardiqi.
Kandidati i Vetëvendosjes ka falënderuar familjen Mehmeti për pritjen, duke vlerësuar ruajtjen e vlerave tradicionale që, sipas tij, vazhdojnë të bashkojnë qytetarët.“KREJT PËR SHTET, SHTET PËR KREJT. ✅
QITJA PIKËN ME 7 QERSHOR
#naimbardiqi60.”