Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat
01/04/2026 - 13:43
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se nënave lehona që janë në marrëdhënie pune e që nuk u është ekzekutuar paga e 13-të e plotë, të bëjnë kërkesë në institucione ku janë të punësuara dhe muajin e ardhshëm do t’u ekzekutohen, raporton KosovaPress.  

Pas disa pretendimeve se disa nënave që kanë qenë në pushim të lehonisë vitin që lamë pas, nuk u është ekzekutuar paga e 13-të e plotë, Murati tha se kjo varet se si është deklaruar nga institucioni se ku janë të punësuara.

Më tej ai tha se është një gabim i cili mund të korrigjohet dhe në muajin e ardhshëm ekzekutohen.

“Nuk di për raste të tilla, vendimi qëndron të punësuarat që janë në pushim të lehonisë përgjatë periudhës, u llogaritet sikur të kenë punuar me orar të plotë, prandaj, u takon edhe paga e 13-të. Çka mund të ketë ndodhur, nuk di për raste të veçanta, mirëpo, i inkurajoj që të paraqesin ankesë tek institucionet ku janë të punësuara, sepse shpesh varet se si është deklaruar nga institucioni. Nëse ka pasur deklarim të gabuar, nuk figuron si e punësuar që është në pushim të lehonisë edhe mund të ketë ndodhur ndonjë gabim sa i përket trajtimit. Ajo mund të korrigjohet dhe patjetër që në muajin e ardhshëm mund të ekzekutohen”, tha Murati pas mbledhjes së Komisionit për Buxhet.

Dje, të gjithë punjonjësve të sektorit publik i janë ekzkutuar paga e 13-të në llogaritë e tyre bankare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026