Qentë e sulmojnë 15 vjeçaren në oborrin e QKUK-së
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Qentë e sulmojnë 15 vjeçaren në oborrin e QKUK-së
vajza-qente-qkuk-1
28/04/2026 - 15:34
Linku u kopjua

Një tjetër sulm i qenve endacakë në oborrin e Klinikës së Ortopedisë në QKUK.

Një vajzë 15-vjeçare u sulmua nga qentë endacakë mëngjesin e sotëm tek hapësira e Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Një qytetare ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Gazetës, duke treguar ngjarjen e cila e la vajzën 15-vjeçare me lëndime dhe trauma.

“Ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 07:20 tek hymja e Ortopedisë në QKUK. Vajza është në gjendje stabile, por është e traumatizuar”, tha ajo.

Sipas saj, vajza derisa ishte nisur për të shkuar në shkollë u sulmua nga një grup prej rreth 15 qenve endacakë.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Dr. Naser Syla, e konfirmoi rastin. Ai tha se vajza ka marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026