Mot i ndryshueshëm sot, me mundësi për reshje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mot i ndryshueshëm sot, me mundësi për reshje
Moti
22/06/2026 - 07:28
Linku u kopjua

Të hënën, vendi do të përfshihet nga mot i vranët me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej, duke sjellë reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes gjatë aktiviteteve në natyrë, veçanërisht në zonat ku mund të ketë zhvillim të stuhive lokale gjatë orëve të pasdites.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026