Policia e Ferizajt apelon për kujdes maksimal ndaj zjarreve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia e Ferizajt apelon për kujdes maksimal ndaj zjarreve
Policia e Kosoves - logo - ilustrim
20/07/2026 - 10:57
Linku u kopjua

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta, kur rreziku për përhapjen e tyre është më i madh.

Në një komunikatë për media, policia thekson se çdo zjarr, qoftë i shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia, mund të rrezikojë jetën e njerëzve, të shkaktojë dëme të konsiderueshme materiale dhe të dëmtojë rëndë mjedisin.

Policia u bën apel qytetarëve të shmangin djegien e mbeturinave, barit të thatë, sipërfaqeve bujqësore dhe pyjore, si dhe çdo veprim tjetër që mund të shkaktojë zjarr.

Po ashtu, Policia Rajonale e Ferizajt ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj çdo personi që shkakton zjarr, qoftë me dashje apo si pasojë e neglizhencës.

Në fund, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies apo çdo situatë që mund të paraqesë rrezik, me qëllim mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026