Mjet i dyshuar i pashpërthyer në Drenoc të Malishevës, policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mjet i dyshuar i pashpërthyer në Drenoc të Malishevës, policia jep detaje
policia-e-kosoves-naten
Foto Ilustruese
15/04/2026 - 11:22
Linku u kopjua

Është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer të martën në Drenoc të Malishevës.

Rasti ka ndodhur kur një person derisa ishte duke punuar në një muri të vjetër kishte hasur në këtë mjet.

Policia në raportin 24-orësh njofton se kjo ka ndodhur në orën 09:30.

Më tej, thuhet se njësitet e FSK-së për deminim, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit.

Fsh. Drenoc, Malishevë  14.04.2026 - 09:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një muri të vjetër, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”, thuhet në raport.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026